Skip to content

Rama i jep Gjimshitit çmimin “Lojtari i Vitit” dhe nuk kursen batutat: E fute Canën tek pensionistët

Screenshot 17 4 1024x576 1


Çmimin “Lojtari i Vitit” në Mbrëmjen Gala të “Topit të Artë 2025” e fitoi kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti.

Lojtari i Vitit u zgjodh pas një votimi nga vetë lojtarët e Kombëtares.

Çmimin e dha kryeministri Edi Rama, i cili nuk i kurseu batutat.

Si nuk i dhatë asnjë votë Armand Dukës?! Është kënaqësi që ta lexoj emrin si lojtari i vitit nga Kombëtarja. Duke të falënderuar për forcë dhe shembull që ej në fushë. Të falënderoj që na bëre të harrojmë Lorik Canën. E fute te pensionistët që del këtu dhe përshëndet. Të uroj më shumë forcë dhe vullnet për të rritur çunat në prapavijë”, tha Rama.

LEXO EDHE: Ceremonia e “Topit të Artë”, FSHF vlerëson më të mirët e vitit. Ja fituesit