VIDEO/ Çmenduri në Katar! Portieri pret 4 nga 5 penalltitë, PSG fiton Kupën Interkontinentale

Paris Saint-Germain është shpallur fituese e FIFA Intercontinental Cup 2025 pas një finale të jashtëzakonshme kundër Flamengos në “Ahmad bin Ali” Stadium në Doha, Katar.

Ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt, me golin e Khvicha Kvaratskhelia për PSG-në dhe barazimin e Flamengo-s nga Jorginho.

Në fund gjithçka u vendos nga gjuajtjet e penalltive ku skuadra pariziene doli fituese.

Portieri rus Safonov arriti të presë 4 nga 5 penalltitë e gjuajtura nga skuadra braziliane.

https://www.youtube.com/watch?v=T_RHP59oFRA

PSG bëhet skuadra e parë franceze që fiton këtë trofe.