
Paris Saint-Germain është shpallur fituese e FIFA Intercontinental Cup 2025 pas një finale të jashtëzakonshme kundër Flamengos në “Ahmad bin Ali” Stadium në Doha, Katar.
Ndeshja përfundoi 1-1 në kohën e rregullt, me golin e Khvicha Kvaratskhelia për PSG-në dhe barazimin e Flamengo-s nga Jorginho.
Në fund gjithçka u vendos nga gjuajtjet e penalltive ku skuadra pariziene doli fituese.
Portieri rus Safonov arriti të presë 4 nga 5 penalltitë e gjuajtura nga skuadra braziliane.
https://www.youtube.com/watch?v=T_RHP59oFRA
PSG bëhet skuadra e parë franceze që fiton këtë trofe.