Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Greqi, pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Selanik, teksa viktima është një 19-vjeçar.

Sipas mediave greke, ai ra aksidentalisht nga ballkoni i një banese në katin e katërt, ku jetonte me qira.

Pavarësisht ndihmës së parë 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re