Skip to content

Tragjike në Greqi! 19-vjeçari shqiptar humb jetën duke rënë nga kati i katërt

spro16s

Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Greqi, pasi ka rënë nga ballkoni i një banese.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Selanik, teksa viktima është një 19-vjeçar.

Sipas mediave greke, ai ra aksidentalisht nga ballkoni i një banese në katin e katërt, ku jetonte me qira.

Pavarësisht ndihmës së parë 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Policia greke po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.