Është ndarë nga jeta këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat në Kosovë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por sipas Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re