Skip to content

Demokratja tironase, impresione nga kryevepra ballkanike e kultit islam

607259735 18067128350407678 8800902742041806826 n

Jorida Tabaku, një prej figurave femërore në PD që vjen nga tradita klasike tiranase, përcjell impresionin e587796714 18067128404407678 3241279072565527061 n saj pas vizitës në një prej xhamive më të bukura e të veçanta në trojet shqiptare në Ballkan, Xhaminë e Larme(ose ndryshe të Pashës), në zemër të Tetovës.

“Sa herë kam vizituar Tetovën, po aq herë jam ndalur edhe në Xhaminë e Larme. Jo vetëm si dëshmi e një arkitekture të rrallë, por edhe si akt nderimi për dy motrat, Hurshide dhe Mensure Hanëmi, që me besimin dhe bujarinë e tyre e bënë këtë vepër të përjetshme.

Mrekullia e kësaj xhamie qëndron në zbukurimet e saj: arabeska, lule dhe vargje kuranore që duken si607080024 18067128365407678 3097222486085963788 n kopshte të një bote tjetër.

Një dëshmi e gjallë se dora e njeriut, kur udhëhiqet nga besimi, mund të krijojë kryevepra edhe në hapësira të vogla kryevepra që mbartin madhështinë e hyjnores në jetën tonë të përditshme”, shkruan ajo.

Xhamia e Larme përbën një ndër kryeveprat e kultit islam në Ballkan, çuditërisht pa namin e madh që duhej të kishte, ndoshta nga promovimi i dobët.

604863505 18067128386407678 1912312944926476644 n

Stili i saj dhe ornamenstika e bëjnë pa të dytë, mundet dhe më gjerë se Ballkani, edhe në vetë botën islame. /tesheshi.com/