Jorida Tabaku, një prej figurave femërore në PD që vjen nga tradita klasike tiranase, përcjell impresionin e
saj pas vizitës në një prej xhamive më të bukura e të veçanta në trojet shqiptare në Ballkan, Xhaminë e Larme(ose ndryshe të Pashës), në zemër të Tetovës.
“Sa herë kam vizituar Tetovën, po aq herë jam ndalur edhe në Xhaminë e Larme. Jo vetëm si dëshmi e një arkitekture të rrallë, por edhe si akt nderimi për dy motrat, Hurshide dhe Mensure Hanëmi, që me besimin dhe bujarinë e tyre e bënë këtë vepër të përjetshme.
Mrekullia e kësaj xhamie qëndron në zbukurimet e saj: arabeska, lule dhe vargje kuranore që duken si
kopshte të një bote tjetër.
Një dëshmi e gjallë se dora e njeriut, kur udhëhiqet nga besimi, mund të krijojë kryevepra edhe në hapësira të vogla kryevepra që mbartin madhështinë e hyjnores në jetën tonë të përditshme”, shkruan ajo.
Xhamia e Larme përbën një ndër kryeveprat e kultit islam në Ballkan, çuditërisht pa namin e madh që duhej të kishte, ndoshta nga promovimi i dobët.

Stili i saj dhe ornamenstika e bëjnë pa të dytë, mundet dhe më gjerë se Ballkani, edhe në vetë botën islame. /tesheshi.com/



