
Prej dy ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore.
Situatë alarmante paraqitet në disa zona, përfshirë Durrësin, ku uji është futur në qindra banesa.
Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën, ku disa familje u evakuuan.
Sakaq, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje gjatë të cilave ekipet e mjekëve dhe strukturave të tjera shëndetësore kanë dhënë shërbim për banorët në zonat e prekura.



