Skip to content

FOTO/ Rama: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve të prekur nga përmbytjet

Prej dy ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Situatë alarmante paraqitet në disa zona, përfshirë Durrësin, ku uji është futur në qindra banesa.

Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën, ku disa familje u evakuuan.

Sakaq, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje gjatë të cilave ekipet e mjekëve dhe strukturave të tjera shëndetësore kanë dhënë shërbim për banorët në zonat e prekura.