Skip to content

Terrori verbal me synimin për real i një lëvizjeje të marrësh

Faqja islamofobe anti-kombëtare “Lëvizja për Rikthim” ka nisur një fushatë sistematike dezinformimi dhe thirrje për dhunë ndaj xhamive, raporton Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë.

“Monitorimi ynë i fundit ka evidentuar se kjo platformë po përdor lajme manipuluese dhe kontekste të jashtme gjeopolitike (si rasti i Iranit) për të legjitimuar dhe inkurajuar sulme fizike ndaj objekteve të kultit në trojet shqiptare.

Postimet e ‘Lëvizja për Rikthim’ nuk janë thjesht lajme apo opinione; ato nxisin ekstremizmin e dhunshëm. Retorika e përdorur nga administratorët e faqes ka krijuar një mjedis ku komentuesit haptazi bëhet thirrje për:

-Zjarrvënie të qëllimshme të xhamive në Kosovë (Dardani).

-​Spastrim kulturor, duke etiketuar besimtarët muslimanë shqiptarë me terma dehumanizues dhe racistë (“mbetje arabo-mongole”).

-​Cënimin e sigurisë kombëtare, duke nxitur vëllavrasje dhe destabilizim të harmonisë sociale.

Liria e shprehjes nuk mbron thirrjet për vepra penale dhe terrorizëm. Ne i bëjmë thirrje urgjente Prokurorisë së Shtetit dhe Njësive për Luftimin e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit që të nisin hetimet kryesisht ndaj drejtuesve dhe administratorëve të “Lëvizja për Rikthim”.

Këta individë mbajnë përgjegjësi ligjore për:

-Nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor e fetar.

-Propagandimin e dhunës kundër pronës dhe institucioneve fetare.

-​Krijimin e një platforme që shërben si bazë rekrutimi për akte të mundshme terroriste.

Mosreagimi ndaj këtyre ‘arkitektëve të urrejtjes’ rrezikon që dhuna verbale të përkthehet në dhunë fizike, me pasoja të pariparueshme për shoqërinë tone”, shkruan ky Observator.

Më shumë se kaq, mbetet e pashpjegueshme heshtja shtetërore ndaj kësaj lëvizjeje famëkeqe që është aktivizuar kohët e fundit në Kosovë nga segmente “minavënëse” të asaj çfarë me të vertëtë është vlerë e shoqërisë shqiptare: bashkëjetesa fetare. Një heshtje po ashtu edhe intelektuale, me përjashtim të Milazim Krasniqit, demantues në të gjitha planet i kësaj lëvizjeje me thelb antikombëtar.

Pra, individe që duken jo në rregull nga trutë e kokës gjersa janë gjithë terror në fjalët e tyre kundër bashkëkombasve të tyre, nga të cilët nuk iu është cënuar kurrë as jeta, as prona, as nderi e as feja.