Skip to content

Terrori verbal me synimin për real i një lëvizjeje të marrësh

Screenshot 2026 01 11 151054

Faqja islamofobe anti-kombëtare “Lëvizja për Rikthim” ka nisur një fushatë sistematike dezinformimi dhe thirrje për dhunë ndaj xhamive, raporton Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë.

“Monitorimi ynë i fundit ka evidentuar se kjo platformë po përdor lajme manipuluese dhe kontekste të jashtme gjeopolitike (si rasti i Iranit) për të legjitimuar dhe inkurajuar sulme fizike ndaj objekteve të kultit në trojet shqiptare.

Postimet e ‘Lëvizja për Rikthim’ nuk janë thjesht lajme apo opinione; ato nxisin ekstremizmin e dhunshëm. Retorika e përdorur nga administratorët e faqes ka krijuar një mjedis ku komentuesit haptazi bëhet thirrje për:

-Zjarrvënie të qëllimshme të xhamive në Kosovë (Dardani).

-​Spastrim kulturor, duke etiketuar besimtarët muslimanë shqiptarë me terma dehumanizues dhe racistë (“mbetje arabo-mongole”).

-​Cënimin e sigurisë kombëtare, duke nxitur vëllavrasje dhe destabilizim të harmonisë sociale.

​Liria e shprehjes nuk mbron thirrjet për vepra penale dhe terrorizëm. Ne i bëjmë thirrje urgjente Prokurorisë së Shtetit dhe Njësive për Luftimin e Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit që të nisin hetimet kryesisht ndaj drejtuesve dhe administratorëve të “Lëvizja për Rikthim”.613108181 1455692623229859 2126001227260587769 n

​Këta individë mbajnë përgjegjësi ligjore për:

-Nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor e fetar.

-Propagandimin e dhunës kundër pronës dhe institucioneve fetare.

-​Krijimin e një platforme që shërben si bazë rekrutimi për akte të mundshme terroriste.

​Mosreagimi ndaj këtyre ‘arkitektëve të urrejtjes’ rrezikon që dhuna verbale të përkthehet në dhunë fizike, me pasoja të pariparueshme për shoqërinë tone”, shkruan ky Observator.

Më shumë se kaq, mbetet e pashpjegueshme heshtja shtetërore ndaj kësaj lëvizjeje famëkeqe që është aktivizuar kohët e fundit në Kosovë nga segmente “minavënëse” të asaj çfarë me të vertëtë është vlerë e shoqërisë shqiptare: bashkëjetesa fetare. Një heshtje po ashtu edhe intelektuale, me përjashtim të Milazim Krasniqit, demantues në të gjitha planet i kësaj lëvizjeje me thelb antikombëtar.

Pra, individe që duken jo në rregull nga trutë e kokës gjersa janë gjithë terror në fjalët e tyre kundër bashkëkombasve të tyre, nga të cilët nuk iu është cënuar kurrë as jeta, as prona, as nderi e as feja.