Skip to content

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit! Më 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Tiranë-Rinas

640 0 6964f7b051c2f

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtiminTiranë → Rinas.

Për të shmangur problemet në qarkullim punimet janë parashikuar të kryhen gjatë natës duke nisur në orën 20:00 dhe përfundojnë në 6 të mëngjesit.

Punimet parashikohet të zgjasin dy ditë përkatësish në 13 dhe 14 janar.Qarkullimi I mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet perms rrugëve alternative:

  • Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytësore
  • Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.