Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtiminTiranë → Rinas.
Për të shmangur problemet në qarkullim punimet janë parashikuar të kryhen gjatë natës duke nisur në orën 20:00 dhe përfundojnë në 6 të mëngjesit.
Punimet parashikohet të zgjasin dy ditë përkatësish në 13 dhe 14 janar.Qarkullimi I mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet perms rrugëve alternative:
- Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
- Rruga dytësore
- Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
- Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë.
