Skip to content

Harta e shpërndarjes së Legjionarëve/ Kampionati turk, “furnizuesi” më i madh i Kombëtares

Kampionati turk është furnizuesi më i madh futbollistëve në Kombëtaren shqiptare.

Dy transferimet e fundit të Kristjan Asllanit te Beşiktaş dhe Rei Manajt te Sivaspor kanë parakaluar Italinë, që për vite me radhë ka qenë qendra e legjionarëve kuqezinj.

Ekzaktësisht në Turqi, duke konsideruar Superligën dhe Ligën e Parë, aktivizohen 7 futbollistë si Asllani, Laçi, Ajeti, Manaj, Tuci, Seferi dhe Ernest Muçi.

Pa llogaritur Arda Kurtulan, që është pjesë e Kombëtares U-21 dhe ende nuk ka debutuar me ekipin A.

Në Ligën e Parë turke aktivizohen shumë lojtarë nga Shqipëria si Roshi, Rroca, Jurgen Bardhi apo Dean Liço.

Megjithatë, Serie A vazhdon të ketë një rol kryesor për formacionin e Silvinjos, pasi aty janë 6 lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Gjimshiti, Ylber Ramadani, Medon Berisha, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli dhe Alen Sherri.

 

Pas dy kampionateve të mësipërm renditet ai rus me 2 futbollistë si Klisman Çake tek Akhmat Grozni dhe Mirlind Daku me Rubin Kazanin.

Në Kroaci gjithashtu, së fundmi kanë qenë pjesë e Kombëtares 2 lojtarë: Arbër Hoxha dhe Adrion Pajaziti.

Kategoria Superiore përfaqësohet me 2 futbollistët Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji.

Pjesa tjetër e futbollistëve të Kombëtares janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës.

Shpërndarja e Legjionarëve:

Turqi – 7
Itali – 6
Rusi  – 2
Kroaci  – 2
Shqipëri  – 2

Lojtarët në Turqi

Kristian Asllani – Beşiktaş
Qazim Laçi – Rizespor
Rey Manaj – Sivaspor
Ernest Muçi – Trabzonspor
Indrit Tuci – Kayserispor
Arlind Ajeti – Bodrumspor
Taulant Seferi – Bodrumspor