Kampionati turk është furnizuesi më i madh futbollistëve në Kombëtaren shqiptare.
Dy transferimet e fundit të Kristjan Asllanit te Beşiktaş dhe Rei Manajt te Sivaspor kanë parakaluar Italinë, që për vite me radhë ka qenë qendra e legjionarëve kuqezinj.
Ekzaktësisht në Turqi, duke konsideruar Superligën dhe Ligën e Parë, aktivizohen 7 futbollistë si Asllani, Laçi, Ajeti, Manaj, Tuci, Seferi dhe Ernest Muçi.
Pa llogaritur Arda Kurtulan, që është pjesë e Kombëtares U-21 dhe ende nuk ka debutuar me ekipin A.
Në Ligën e Parë turke aktivizohen shumë lojtarë nga Shqipëria si Roshi, Rroca, Jurgen Bardhi apo Dean Liço.
Pas dy kampionateve të mësipërm renditet ai rus me 2 futbollistë si Klisman Çake tek Akhmat Grozni dhe Mirlind Daku me Rubin Kazanin.
Në Kroaci gjithashtu, së fundmi kanë qenë pjesë e Kombëtares 2 lojtarë: Arbër Hoxha dhe Adrion Pajaziti.
Kategoria Superiore përfaqësohet me 2 futbollistët Mario Dajsinani dhe mbrojtësi i Dinamos, Naser Aliji.
Pjesa tjetër e futbollistëve të Kombëtares janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës.
Shpërndarja e Legjionarëve:
Turqi – 7
Itali – 6
Rusi – 2
Kroaci – 2
Shqipëri – 2
Lojtarët në Turqi
Kristian Asllani – Beşiktaş
Qazim Laçi – Rizespor
Rey Manaj – Sivaspor
Ernest Muçi – Trabzonspor
Indrit Tuci – Kayserispor
Arlind Ajeti – Bodrumspor
Taulant Seferi – Bodrumspor
