Skip to content

Protesta e 10 shkurtit, Berisha tregon skenarin: Një nga format e kryengritjes është edhe…

berisha protesta.webp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komunikimit online me qytetarët, nuk e përjashtoi mundësinë që një nga skenarët e protestës të jetë edhe bllokimi i akseve kombëtare në të njëjtën orë.

Sipas kreut të selisë blu, kjo është një nga format e kryengritjes paqësorë.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fprotesta e 10 shkurtit berisha tregon skenarin nje nga format e kryengritjes eshte edhe%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

“Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

Pyetje: A do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare, në një orar, në një ditë dhe të mbahen të bllokuara.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. Të garantoj që edhe ajo është një nga format e kryengritjes paqësore.

Protesta e 10 Shkurtit do të zhvillohet në Tiranë, duke nisur prej orësh 17:00.