Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë komunikimit online me qytetarët, nuk e përjashtoi mundësinë që një nga skenarët e protestës të jetë edhe bllokimi i akseve kombëtare në të njëjtën orë.

Sipas kreut të selisë blu, kjo është një nga format e kryengritjes paqësorë.

“Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

Pyetje: A do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare, në një orar, në një ditë dhe të mbahen të bllokuara.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. Të garantoj që edhe ajo është një nga format e kryengritjes paqësore.

Protesta e 10 Shkurtit do të zhvillohet në Tiranë, duke nisur prej orësh 17:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re