Skip to content

Martesat për letra jashtë vendit, rekord divorcesh në Fier! Vetëm në 2 vite, 29 padi për mosnjohje atësie

ok 39

Fieri mban rekord për divorce, martesa fiktive dhe fëmijë të lindur jashtë martese. Sipas statistikave, për vitin 2025 rezulton se u regjistruan nga një deri në dy kërkesë-padi në ditë për zgjidhje martese, ndërsa në total janë shënuar 571 raste brenda të divorceve.

  • “Në zgjidhjet e martesave është dhe një numër shumë i lartë i martesave fiktive. Janë martesa të lidhura me persona që kanë probleme me dokumentacionin në shtete të ndryshme. Këta persona krijoin martesa fiktive, marrin mbiemrat e rinjë të bashkëshorteve me të cilat bëjnë dokumentacione me qëllim kalimin në shtete të ndryshme”, thotë avokati Ervis Goxhaj.
Në pjesën dërrmuese të rasteve, janë burrat ata që, për të anashkaluar dëbimet nga shtetet evropiane, marrin mbiemrin e bashkëshorteve. Ndërkohë, këto të fundit sjellin në jetë fëmijë me partnerin ose bashkëjetuesin, por ligji njeh si baba bashkëshortin zyrtar.
  • “Një vajzë martohet për shkak të dokumenteve, por gjatë kësaj periudhe ajo mund të mbetet shtatëzënë më personin që bashkëjeton. Ligjërisht fëmija i nihet personit me të cilin ajo ka bërë dokumente martesore ose martesë fiktive. Këta raste mund të rregullohen vetëm përmes mosnjohjes së atësisë”,- thotë Goxhaj.

Sipas avokatit Goxhaj, paditë për mosnjohje të atësisë po bëhet gjithnjë e më shqetësues, ndërkohë që mungon një frenim ligjor, për sa kohë vazhdojnë martesat fiktive me qëllim përfitime ligjore në shtete të tjera/Shqiptarja