Lista e kushteve që Evropa do t’i imponojë Rusisë do të propozohet nga shefja e diplomacisë evropiane Kaia Kallas.
“Të gjithë në tryezë, përfshirë rusët dhe amerikanët, duhet të kuptojnë se evropianët duhet të bien dakord (që të arrihet një marrëveshje paqeje)”, tha Kaia Kallas një grupi gazetarësh nga një agjenci lajmesh në Bruksel.
“Në këtë drejtim, edhe ne kemi kushte. Dhe ne duhet t’ua imponojmë këto kushte jo ukrainasve, të cilët tashmë i janë nënshtruar një presioni të rëndë, por rusëve”, tha ajo/CNN
