Skip to content

Kallas për Ukrainën: “BE-ja duhet të paraqesë kushtet që i vendos Rusisë si pjesë të një marrëveshjeje

38e74ec1 ap26022645424396

Lista e kushteve që Evropa do t’i imponojë Rusisë do të propozohet nga shefja e diplomacisë evropiane Kaia Kallas.

“Të gjithë në tryezë, përfshirë rusët dhe amerikanët, duhet të kuptojnë se evropianët duhet të bien dakord (që të arrihet një marrëveshje paqeje)”, tha Kaia Kallas një grupi gazetarësh nga një agjenci lajmesh në Bruksel.

“Në këtë drejtim, edhe ne kemi kushte. Dhe ne duhet t’ua imponojmë këto kushte jo ukrainasve, të cilët tashmë i janë nënshtruar një presioni të rëndë, por rusëve”, tha ajo/CNN