
Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Ministri i Financave Petrit Malaj iu përgjigj deputetit Agron Shehaj mbi pretendimin e tij se kishte kërkuar një interpelancë për projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, një projekt i cili në fakt zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
“Unë në fakt mezi po e pres interpelancën me ty, mezi po e pres sepse këtu është fundi i botës. Të flasësh ti për drejtësinë, një person që është dënuar nga gjykata si hajdut të dhënash, ky është fundi i botës. Një person i dënuar edhe si hajdut, edhe si shpifës. Ke dhe një kallëzim tjetër tani, që përsëri akuzohesh si hajdut të dhënash. Agron, je i akuzuar si hajdut, ka kallëzim për ty dhe për kompanitë që ke krijuar si skema të parajsës fiskale“, tha ndër të tjera ministri Malaj.



