Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Ministri i Financave Petrit Malaj iu përgjigj deputetit Agron Shehaj mbi pretendimin e tij se kishte kërkuar një interpelancë për projektin e Parkut Teknologjik dhe Shkencor “Durana Tech Park”, një projekt i cili në fakt zhvillohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Unë në fakt mezi po e pres interpelancën me ty, mezi po e pres sepse këtu është fundi i botës. Të flasësh ti për drejtësinë, një person që është dënuar nga gjykata si hajdut të dhënash, ky është fundi i botës. Një person i dënuar edhe si hajdut, edhe si shpifës. Ke dhe një kallëzim tjetër tani, që përsëri akuzohesh si hajdut të dhënash. Agron, je i akuzuar si hajdut, ka kallëzim për ty dhe për kompanitë që ke krijuar si skema të parajsës fiskale“, tha ndër të tjera ministri Malaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re