Skip to content

Gruaja u arrestua gjatë protestave në Rrjoll! Momenti kur vajza e vogël takon të ëmën pasi del nga Komisariati

thfgth sd 1

Deputeti i ‘Partia Mundësia’, Erald Kapri, ka ndarë një video nga Komisariati i Policisë në Shkodër, ku shihet një vajzë e mitur duke pritur të takojë të ëmën e saj, e cila ishte shoqëruar nga Policia pas një proteste në zonën e Rrjollit.

Gruaja ishte mes banorëve që prej rreth 20 ditësh po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara.

Në video shfaqet momenti kur nëna del nga komisariati dhe takon vajzën e saj.

https://gsh.top-media.al/media10/AQOjvesNIN2fXjhMWX_GAPqTxzvBJiXZDtTuVaItusUvaU-26rI_eUv8BWFiD8G1p1bWkpA9Isuhlmuauyc-Cgq8.mp4#t=0.2