Deputeti i ‘Partia Mundësia’, Erald Kapri, ka ndarë një video nga Komisariati i Policisë në Shkodër, ku shihet një vajzë e mitur duke pritur të takojë të ëmën e saj, e cila ishte shoqëruar nga Policia pas një proteste në zonën e Rrjollit.
Gruaja ishte mes banorëve që prej rreth 20 ditësh po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën Baks-Rrjoll, në Velipojë, ku ata pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara.
Në video shfaqet momenti kur nëna del nga komisariati dhe takon vajzën e saj.
