Skip to content

Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e 42-vjeçarit dhe mbeti i bllokuar, shpëtohet 22-vjeçari

operacioni

Përfundon me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit Xh. K.

I riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Në mbështetje të strukturave vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) koordinoi operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte tepër sfiduese.

Operacioni vijon pa ndërprerje për kërkimin e personit tjetër të raportuar të humbur.