Përfundon me sukses operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen nga uji të 22-vjeçarit Xh. K.
I riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor.
Në mbështetje të strukturave vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) koordinoi operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte tepër sfiduese.
Operacioni vijon pa ndërprerje për kërkimin e personit tjetër të raportuar të humbur.
