Skip to content

Shkarkimi nga detyra i Ilir Prodës, zbulohet lista e plotë e kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit

640 0 69b1b4043979e

Top Channel ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të cilët po garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama.

Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, Komisionit të Posaçëm i janë dorëzuar dosjet nga këta kandidatë.

Verifikimet nëse këto dosje janë brenda kuadrit ligjor do të zgjasin 10 ditë dhe më pas lista e fituesve do të kalojë fazën e intervistimit dhe do t’i dorëzohet ministrit Besfort Lamallari.

Më poshtë është lista e plotë kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për këtë post:

  • Pëllumb Seferi
  • Elidon Çela
  • Alfred Çepe
  • Rebani Jaupi
  • Saimir Boshnjaku
  • Lorenc Panganika
  • Afrim Tafa
  • Neritan Nallbati
  • Idejet Faskaj
  • Gentian Berberi
  • Tonin Vocaj
  • Skënder Hitaj
  • Arjanit Arapi
  • Gentjan Shehaj/ Top Channel