Top Channel ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të cilët po garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama.
Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, Komisionit të Posaçëm i janë dorëzuar dosjet nga këta kandidatë.
Verifikimet nëse këto dosje janë brenda kuadrit ligjor do të zgjasin 10 ditë dhe më pas lista e fituesve do të kalojë fazën e intervistimit dhe do t’i dorëzohet ministrit Besfort Lamallari.
Më poshtë është lista e plotë kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për këtë post:
- Pëllumb Seferi
- Elidon Çela
- Alfred Çepe
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Lorenc Panganika
- Afrim Tafa
- Neritan Nallbati
- Idejet Faskaj
- Gentian Berberi
- Tonin Vocaj
- Skënder Hitaj
- Arjanit Arapi
- Gentjan Shehaj/ Top Channel
