Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh mbështetës për studentët shqiptarë në Shkup, duke bërë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Në 18 maj, studentët shqiptarë kanë njoftuar një tjetër protestë në kryeqytetin e RMV, pasi autoritetet atje refuzojnë zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të vlerave kombëtare.

Postimi
“Ti bashkohemi studentëve të Shkupit!
Të mbrojmë gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re