Skip to content

Protesta e radhës në 18 maj/ Shkëlqim Hajdari mbështet studentët në Shkup: Të mbrojmë gjuhën shqipe dhe identitetin kombëtar

Protesta e studenteve shqiptare ne Shkup

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh mbështetës për studentët shqiptarë në Shkup, duke bërë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Në 18 maj, studentët shqiptarë kanë njoftuar një tjetër protestë në kryeqytetin e RMV, pasi autoritetet atje refuzojnë zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kauzës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të vlerave kombëtare.

Postimi
“Ti bashkohemi studentëve të Shkupit!
Të mbrojmë gjuhën shqipe dhe identitetin tonë kombëtar!”