Skip to content

Operacioni i AMP në Sarandë e Ksamil kundër ndërtimeve pa leje, bien në pranga dy policë

AMP policia sarande 750x450 1

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, së bashku me dy specialistë të këtij komisariati, janë arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.

Sipas burimeve paraprake, operacioni i AMP ka nisur prej disa ditësh dhe po shtrihet në disa zona të jugut, me fokus verifikimin e rolit të efektivëve të policisë në lejimin ose mosparandalimin e ndërtimeve të paligjshme.