Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, së bashku me dy specialistë të këtij komisariati, janë arrestuar ditën e sotme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare të Sarandës dhe Ksamilit.
Sipas burimeve paraprake, operacioni i AMP ka nisur prej disa ditësh dhe po shtrihet në disa zona të jugut, me fokus verifikimin e rolit të efektivëve të policisë në lejimin ose mosparandalimin e ndërtimeve të paligjshme.

