Këshilli i Ambasadorëve do të mblidhet këtë të premte në Bruksel, për të shqyrtuar raportin e IBAR. Gazetari Ergys Gjençaj tha për News24 se mbledhja pritet të nisë në orën 17:00.
Kujtojmë se grupi teknik, COELA ditën e djeshme miratoi raportin e IBAR.
Ndërsa sot kalon në mbledhjen e pasdites dhe pritet që në këtë takim të miratohet ky raport. Atëherë me miratimin e këtij raporti edhe ndërkonferenca do të mblidhet më 26 maj.
