Skip to content

Këshilli i Ambasadorëve mblidhet sot në Bruksel, çfarë pritet të ndodhë me raportin e IBAR? Gazetari jep detaje

be keshilli

Këshilli i Ambasadorëve do të mblidhet këtë të premte në Bruksel, për të shqyrtuar raportin e IBAR. Gazetari Ergys Gjençaj tha për News24 se mbledhja pritet të nisë në orën 17:00.

Kujtojmë se grupi teknik, COELA ditën e djeshme miratoi raportin e IBAR.

Ndërsa sot kalon në mbledhjen e pasdites dhe pritet që në këtë takim të miratohet ky raport.  Atëherë me miratimin e këtij raporti edhe ndërkonferenca do të mblidhet më 26 maj.