Tirana zgjuar si kurrë më parë! Në ditën e 10 të protestës, qytetarët vijojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa vijojnë me kauzën e tyre, thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën kryesore; dorëheqjen e Ramës.

“Rama jepe dorëheqjen”, dëgjohet në kor zëri i të rinjve që oshëtin nëpër rrugët e Tiranës.

Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Ndërsa nesër më 10 qershor është bërë thirrjet që tubimit t’i bashkohet edhe Diaspora.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re