Skip to content

LIVE/ “Rama jep dorëheqjen!”, Tirana si kurrë më parë, zgjuar mes brohorimave të protestuesve që marshojnë rrugëve të kryeqytetit

protesta okk

Tirana zgjuar si kurrë më parë! Në ditën e 10 të protestës, qytetarët vijojnë të marshojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa vijojnë me kauzën e tyre, thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën kryesore; dorëheqjen e Ramës.

“Rama jepe dorëheqjen”, dëgjohet në kor zëri i të rinjve që oshëtin nëpër rrugët e Tiranës.

Tubime janë organizuar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë. Duhet ritheksuar se protesta e organizuar në Tiranë, jehoi edhe jashtë kufijve. Ndërsa nesër më 10 qershor është bërë thirrjet që tubimit t’i bashkohet edhe Diaspora.