Një eskortë policie me Harley Davidson dhe sirena që bien, drita të ndezura dhe një makinë SUV e zeze me xhama të errët me vlerë rreth 200 mijë dollarë shfaqen në Collins Avenue të Miami Beach. ‘Do të jetë Trump’-komentoi një turist britanik për ‘Telegraph’, por identiteti i pasagjerit ishte një tjetër: Gianni Infantino. Është ky një epoisod që përmbledh më së miri nivelin e sigurisë, logjistikes dhe pasurisë që shoqëron presidentin e FIFA gjatë Botërorit 2026.
Nëse turneu amerikanoverior u prezantua si më i madhi dhe ambiciozi në histori, presidenti i FIFA duket se po e zbaton këtë përkufizim shkronjë për shkronje, duke u shndërruar në personin që gjendet gjithandej në këte eveniment. Duke përshkruar milje të tërë dhe duke u përballur me ndryshime orësh, Infantino po zhvillon një maratonë ajrore që ka bër që të shpërthejnë polemikat në rrjetet sociale dhe mes ambientalistëve.
Objektivi; dy ndeshje në ditë.
E përditshmja britanike ‘The Guardian’ zbuloi planin e Infantinos; të ndjekë 2 ndeshje në ditë kur ia lejon kalendari. Një tur i vërtetë force që bëhet i mundur nga marrëveshja e sponsorizimit mes FIFA dhe Qatar Airëays, që i ka vënë në dispozicion drejtuesit zviceran një avion privat që është gjithnjë gati të marrë fluturimin. Përpara 4 vitesh, Infantino arriti të ndjekë të 64 ndeshjet personalisht, por në atë kohë distanca maksimale mes stadiumeve ishte vetëm 74 km. Botërori i këtij viti zhvillohet në 3 shtete, 16 stadiume dhe 4 ndryshime oraresh me distanca nga një impiant në tjetrin që kalojnë edhe 4500 km.
Turi i Infantinos deri tani është impresionues:
Dita 1: ndeshja hapëse e Meksiko dhe fluturim i menjëhershëm në Guadalajara për ndeshjen Kore e Jugut-Çeki
Dita 2: Në Los Angeles per SHBA-Paraguaj.
Ditët pasuese: Etapa në San Francisco dhe Vancouver për të ndjekur Katar-Zvicër dhe Australia-Turqi
E diel: Mbledhja institucionale në Miami me 211 federatat anëtare dhe në mbrëmje sërish fluturim për në Los Angeles për debutimin e Iranit(të cilin e vizitoi edhe në dhomën e zhveshjes)
Në pak ditë, Infantino ka përshkuar rreth 14 mijë km në fluturim. Sipas llogaritejeve askush nuk do të udhëtojë më shumë se ai; as Bosnja, kombëtarja më ‘e pafat’ që për shkak të kalendarit që e ka detyruar të shkojë në Toronto. Los Angeles dhe Seattl, do të përshkojë në total 5000 km
Një impakt rekord ambiental.
Ky dinamizëm ajror ka një kosto shumë të lartë dhe jo vetëm ekonomike(logjistika e vetëm spostimeve presidenciale vlerësohet 400 deri në 800 mijë euro). Tema qendrore është ajo e qëndrueshmërisë. Neë Ëeather Institute, një organizëm i pavarur britanik e ka përkufizuar Kupën e Botës 2026 si eventin sportiv më të ndotur në histori duke vlerësuar një emetim total prej 9 milionë tonelata dioksid karboni. Impakti i madh ambiental vjen pikërisht nga transporti ajror, përgjegjës për 7.7 milionë tonelata CO2 të emetuara. Edhe kompania franceze Greenly ka konfirmuar se fluturiumet përfaqësojnë 87% të emetimeve totale të gjeneruara nga kompeticioni dhe në këtë kontekst, fluturimet e vazhdueshme sa andej këtej të avionit privat të Infantinos janë bërë shënjestra kryesore e kritikave.



