Aktivisti Edison Lika, i ftuar në programin e drekës në News 24, ka analizuar angazhimin masiv të diasporës në protestën antiqeveritare, e cila vijon prej 18 ditësh në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Ai tha se arsyeja e angazhimit të të larguarve nga vendi është se ata nuk ia falin sistemit largimin nga vendi dhe të afërmit si dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit.

“Një nga arsyet pse diaspora ka qenë aktive në këtë protestë është sepse sipas studiuseve të emigracionit, emigracioni i viteve të fundit ka qebë një akt thellësisht politik. Akt politik është kur personi është përballë një sistemi, të cilin nuk e mund dot dhe padrejtësia është bërë aq e madhë saqë është e pamundur për t’u arratisur dhe vendimi i vetëm është  të mos shpëtosh gjithë shoqërinë, por të  paktën të shpëtosh veten.

Shumë shqiptarë, kanë vendosur të shpëtojnë veten duke emigruar, poen u i akanë falur kurrë këtij sistemi atë që iu ka bërë, i ka detyruar të largohen nga vendi dhe të afërmit, të mos ëndërrojnë më.

Janë larguar sepse u është nëpërkëmbur dinjiteti.

Të gjithë njerëzit janë të mllefosur me sistemin”.

Lika tha se protesta u zhvillua tani pasi Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë vendin dhe aty arriti kulmin.

Aktivisti deklaroi se Edi Rama deri tani e kishte prezantuar veten si një kryeministër avantgard të një populli të prapambetur, por me protestën u tregua e kundërta.

“Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë Shqipërinë dhe aty ishte vetëm pika. Shqipëria është bërë e paaksesueshme nga secili prej nesh. Deri tani në opinionin ndërkombëtar Edi Rama ia ka nxjerrë namin vetes sikur ai është një kryeministër avntgard i një populli të prapambetur, por me këtë protestë ne i kemi treguar atij dhe të gjithë ndërlombëtarëve që jemi popull avantgard me një kryeministër të prapambetur dhe thuajse kriminal.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re