Aktivisti Edison Lika, i ftuar në programin e drekës në News 24, ka analizuar angazhimin masiv të diasporës në protestën antiqeveritare, e cila vijon prej 18 ditësh në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Ai tha se arsyeja e angazhimit të të larguarve nga vendi është se ata nuk ia falin sistemit largimin nga vendi dhe të afërmit si dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit.
“Një nga arsyet pse diaspora ka qenë aktive në këtë protestë është sepse sipas studiuseve të emigracionit, emigracioni i viteve të fundit ka qebë një akt thellësisht politik. Akt politik është kur personi është përballë një sistemi, të cilin nuk e mund dot dhe padrejtësia është bërë aq e madhë saqë është e pamundur për t’u arratisur dhe vendimi i vetëm është të mos shpëtosh gjithë shoqërinë, por të paktën të shpëtosh veten.
Shumë shqiptarë, kanë vendosur të shpëtojnë veten duke emigruar, poen u i akanë falur kurrë këtij sistemi atë që iu ka bërë, i ka detyruar të largohen nga vendi dhe të afërmit, të mos ëndërrojnë më.
Janë larguar sepse u është nëpërkëmbur dinjiteti.
Të gjithë njerëzit janë të mllefosur me sistemin”.
Lika tha se protesta u zhvillua tani pasi Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë vendin dhe aty arriti kulmin.
Aktivisti deklaroi se Edi Rama deri tani e kishte prezantuar veten si një kryeministër avantgard të një populli të prapambetur, por me protestën u tregua e kundërta.
“Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë Shqipërinë dhe aty ishte vetëm pika. Shqipëria është bërë e paaksesueshme nga secili prej nesh. Deri tani në opinionin ndërkombëtar Edi Rama ia ka nxjerrë namin vetes sikur ai është një kryeministër avntgard i një populli të prapambetur, por me këtë protestë ne i kemi treguar atij dhe të gjithë ndërlombëtarëve që jemi popull avantgard me një kryeministër të prapambetur dhe thuajse kriminal.”
