Chelsea vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka. Klubi londinez do të vijojë edhe këtë javë bisedimet me Sunderlandin, me synimin për të gjetur formulën që do të zhbllokojë marrëveshjen.
Sipas raportimeve të fundit, Chelsea ka arritur tashmë një marrëveshje me vetë futbollistin për kushtet personale, ndërsa pengesa e vetme mbetet akordi mes dy klubeve.
Oferta e parë prej 8 milionë paundësh, e paraqitur nga “Blutë”, u refuzua nga Sunderlandi, i cili vlerëson më lart kartonin e mesfushorit me përvojë. Megjithatë, negociatat nuk janë ndërprerë dhe pritet që Chelsea të rikthehet me një ofertë të përmirësuar.



