Lojtarët kroatë shprehën pakënaqësinë e tyre me gjyqtarin norvegjez Espen Eskas pas ndeshjes Portugali-Kroaci. Ata ishin të zemëruar për episodin e fundit të ndeshjes, i cili ishte deciziv për Kroacinë, e cila ishte milimetra larg barazimit.
“Sipas të dhënave të ofruara nga teknologjia ‘Connected Ball’ e vendosur brenda ‘Triondës’, topit zyrtar të ndeshjes, u tregua se pati kontakt nga numri 20 i Kroacisë, Igor Matanovic”, thuhej në njoftim.
Ky kontakt, i cili nuk mund të dallohej me sy të lirë nga video e ofruar në VAR, është i destinuar që të hapë shumë diskutime.


