Skip to content

Barcelona mbyll marrëveshjen për talentin belg të Club Brugge, pritet firma ditën e sotme

Barcelona ka përfunduar marrëveshjen me Club Brugge për transferimin e sulmuesit të krahut Jesse Bisiwu.

Sipas mediave spanjolle, akordi mes palëve ishte arritur prej disa ditësh, ndërsa së fundmi janë zgjidhur edhe detajet e fundit kontraktuale.

18-vjeçari belg do të firmosë këtë të premte kontratën me klubin katalanas në zyrat e Ciutat Esportiva Joan Gamper, duke u bërë zyrtarisht futbollist i Barcelonës.

Bisiwu konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit belg dhe aktivizohet si sulmues i majtë.