Nuk ka kohë për pushime të gjata, pasi shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë. Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë, San Marinos dhe Finlandës në Ligën C.
Tekniku, në një intervistë të gjatë për mediat gjermane, vlerësoi cilësitë e lojtarëve shqiptarë, ndërsa shtoi se fokusi kryesor është te përballjet e Nations League.
“Ka disa lojtarë interesantë, shumë prej të cilëve luajnë në Serie A dhe Serie B. Po mendoj për lojtarë si Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Berisha, Shpendi dhe vetë Sherri. Pastaj ka edhe shumë infrastrukturë sportive. Shoh rritje të ndjeshme jo vetëm në qendrën stërvitore, por edhe në Tiranë dhe qytete të tjera.”
