Skip to content

4 gola në 2 ndeshje, Myrto Uzuni nuk përmbahet pas momentit pozitiv: Jam ndërtuar për netë të tilla

800 0 3a7abec2a6b8dd5bd3dc2242bcc2f5b8

Myrto Uzuni po kalon një formë perfekte në Amerikë dhe kjo vërtetohet nga 4 golat e shënuar në dy ndeshjet e fundit.

Sulmuesi shqiptar u shfaq protagonist në duelin përballë Club America, duke shënuar një gol spektakolar, që solli dhe barazimin 1-1 për Austin, ndërsa takimi shkoi deri tek penalltitë, aty ku skuadra e Uzunit rezultoi më e saktë dhe preku çerekfinalet.

Për t’i dhënë më shumë peshë këtij momenti, vetë beratasi ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, teksa shkruan: “I ndërtuar për netë të tilla. Faleminderit shumë të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, kjo ishte për ju.”