Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, që çoi në kapjen e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia, Ylli Zallës.
“Ministri i Brendshëm për arrestimin e shtetasit Ylli Zalla.
Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”,deklaron Lamallari.
