Skip to content

Në kërkim prej vitit 2025, arrestohet Ylli Zalla/ Ministri Lamallari: Përgëzime policisë për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë

ylli

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, që çoi në kapjen e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia, Ylli Zallës.

“Ministri i Brendshëm për arrestimin e shtetasit Ylli Zalla.

Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”,deklaron Lamallari.