Skip to content

Kombëtarja U21 në Lojërat Mesdhetare të Tarantos, trajneri Bushi zbulon listën e futbollistëve të përzgjedhur

kombetarja u211111 hd 1024x576

Kombëtarja shqiptare U-21 kyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për një tjetër aventurë të rëndësishme ndërkombëtare. Trajneri Alban Bushi ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.

Në listën e teknikut kuqezi bëjnë pjesë futbollistë që aktivizohen në kampionatin shqiptar, por edhe talente që e zhvillojnë eksperiencën e tyre jashtë vendit, duke i dhënë grupit një kombinim të rëndësishëm mes eksperiencës së fituar në futbollin vendas dhe asaj ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e lojtarëve vijnë nga ekipe të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, ndërsa në grup janë edhe futbollistë të angazhuar në akademi dhe ekipe të kampionateve europiane, përfshirë Holandën, Greqinë dhe Italinë. Në portë janë grumbulluar Skander Tahri dhe Amarildo Dervishaj, ndërsa mbrojtja përfaqësohet nga Arlind Leshi, Antonis Dama, Aurel Marku, Rajmond Marinaj, Kevi Mejdani, Renato Halili dhe Valentin Daja.