Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 20 vjetorin e e marrëveshjes së Kumanovës ku Serbia pranoi humbjen e luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, VEseli shkruan se pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet, në ditën që Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin përfundimtar.
“Si sot 20 vjet më parë, në Kumanovë, Serbia u gjunjëzua, duke nënshkruar kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës. Pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet”.