Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar 20 vjetorin e  e marrëveshjes së Kumanovës ku Serbia pranoi humbjen e luftës në Kosovë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, VEseli shkruan se pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet, në ditën që Serbia u gjunjëzua dhe nënshkroi kapitullimin përfundimtar.

 

“Si sot 20 vjet më parë, në Kumanovë, Serbia u gjunjëzua, duke nënshkruar kapitullimin përfundimtar në luftën e Kosovës. Pas një shekulli sakrifice e vuajtje të popullit tonë, ëndrra e madhe e lirisë po bëhej realitet”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re